Botë Lajme Sociale Teknologji

Google, eskpozon të dhënat e përdoruesve

Google do të mbyllë pjesën më të madhe të rrjetit të saj social, Google+ pasi të dhënat e përdoruesve duket se kanë mbetur të ekspozuara.

Kompania tha se një problem në softuerin e saj ka bërë që informacione që njerëzit besonin se ishin private, të ishin të aksesueshme nga palë të treta. Google tha se rreth 500 mijë përdorues janë prekur. Sipas një raporti në “Wall Street Journal”, kompania ishte në dijeni të ngjarjes që në mars, por nuk e kishte bërë publike këtë.

Google+ u lançua në vitin 2011 dhe menjëherë u bë e njohur si një përpjekje e dështuar për të konkurruar me Facebook-un.

Në të shkuarën, kompania ka hezituar të publikojë të dhëna për përdorimin e Google+, por tani përballë problemit të ekspozimit të të dhënave, ajo duket se po tenton të minimizojë pasojat. Versioni i Google+ për konsumatorët ka përdorim të ulët, thotë ajo.

90% e sesioneve të përdoruesve të Google+ zgjasin më pak se 5 sekonda.

Related posts

Përplasjet në KZAZ-në e Pogradecit, KQZ merr vendimin e rëndësishëm

Xhensila Gotanews

Përdhunonte vajzën prej 3 vitesh, jepet vendimi për 48-vjeçarin nga Kurbini

Xhensila Gotanews

Thaçi: S’jemi në krizë humanitare

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!