HomeTeknologji

Google gjobitet me 1.7 miliardë dollarë për herë të tretë!

Google u gjobit ditën e sotme 1,49 miliardë euro (1,7 miliardë dollarë) për bllokimin e reklamave online të rivalëve, në vetëm dy vjet ky është dënimi i tretë ndaj Google nga Antitrust i Bashkimin Evropian.

Komisioni Europian, i cili tha se gjoba përbënte 1.29 përqind të vlerës monetare e cila ka qënë në qarkullim nga Google në vitin 2018, tha në një deklaratë se praktikat anti-konkurruese kishin zgjatur për një dekadë.

Sipas REUTERS Komisionerja e Konkurrencës Europiane, Margrethe Vestager, ka thënë: “Google ka përforcuar dominimin e saj me reklamat në kërkimin në internet dhe ka mbrojtur veten nga presioni konkurrues duke imponuar kufizime kontraktuale kundër konkurrencës në faqet e internetit të palëve të treta”.

Çështja ka shqetësuar faqet e internetit, të tilla si faqet e gazetave apo të udhëtimit, me një funksion kërkimi që prodhon rezultatet e kërkimit dhe reklamat e kërkimit. Google AdSense ofronte shumë reklama gjatë kërkimit.

Keqpërdorimi gjithashtu përfshin ndalimin e publikuesve që të vendosin reklama kërkimesh nga konkurrentët në faqet e rezultateve të kërkimit të tyre, duke i detyruar ata të rezervonin hapësirën më fitimprurëse në faqet e rezultateve të kërkimit të tyre për reklamat e Google dhe një kusht për të kërkuar miratimin me shkrim nga Google përpara se rivalët të bënin ndryshime në mënyrën se si do të shfaqen në reklama.

Rasti I parë i ankesës kundrejt AdSense është regjistruar në vitin 2010 nga Microsoft. Port ë dyja kompanitë kanë tërhequr ankesat kundrejt njëra tjetrës në vitin 2016.

Vitin e kaluar, Vestager I ka vendosur një gjobë prej 4.34 miliardë eurosh Google-it, për përdorimin e sistemit të tij operativ Android për të bllokuar rivalët. Kjo e ndjekur nga një gjobë prej 2.42 miliardë euro në qershor të 2017 për pengimin e rivalëve të faqeve të krahasimit të blerjeve.

Google tani është duke u përpjekur të veprojë në përputhje me urdhrin për të siguruar një fushë loje të barabartë në përpjëkje për të rritur çmimin krahasuar me rivalët e tij. Gjithashtu përdoruesit e Android të zgjedhin shfletuesit e tyre të preferuar dhe aplikacionet e kërkimit.
Megjithatë kritikët nuk janë ende të lumtur.


TË NGJASHME