HomeTeknologji

Google, Gmail dhe Youtube janë jashtë funksionit, urdhër emergjence nga SHBA

Youtube dhe Gmail janë dy nga platformat më gjigande, të cilat regjistrojnë miliona përdorues në mbarë botën, por ka pasur një problem që e kanë vënë re edhe përdoruesit. Të dyja platformat janë jashtë funksionit momentalisht.

Reagimet e shumta në rrjet krijuan kaos nga përdoruesit të cilët janë shprehur se nuk aksesohen dot në adresën e tyre në Gmail apo edhe se nuk hapin video në Yotube.

Nga sot Shtetet e Bashkuara lëshuan një urdhër emergjence pasi zbuluan një hakim të departamenteve të thesarit dhe tregtisë.

Me urdhër të rreptë agjencive federale u është kërkuar të shkëpusin kompjuterët e tyre nga interneti. Incidenti vjen në më pak se një javë nga sulmi kibernetik ndaj “FireEye”, një firmë elitare e sigurisë kibernetike e cila tha se janë vjedhur mjetet e saj të hakimit. Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur akoma të identifikojnë se kush fshihet pas sulmit.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave thanë se sulmi ka potencialin për të kompromentuar të gjitha sistemet qeveritare.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe burimeve të afërta me çështjen, Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook, Ministria e Jashtme Ruse i përshkroi akuzat si të pabaza.


TË NGJASHME