HomeTeknologji

Google kufizon përdorimin e Android nga Huawei

Kompania Google ka ndaluar krijuesin Huawei nga disa përditësime në sistemin operativ Android. Huawei gjithashtu nuk do të ketë akses edhe në disa shërbime shumë popullore të Google si Google Play Store, Youtube dhe shërbimet e postës elektronike Gmail.

Përdoruesit aktualë të smartphoneve të markës Huawei do të mund të përditësojnë aplikacionet dhe të vazhdojnë me përditësimet e sigurisë, si edhe të shërbimeve të Google Play. Por, nëse Google lëshon një version të ri të Android, Huawei nuk do të jetë në gjendje të bëjë përditësimin në telefonat e tij.

Disa vende kanë ngritur shqetësime se Huawei mund të përdoret nga Kina për përgjime, akuza që kompania i ka mohuar në vazhdimësi.


TË NGJASHME