HomeTeknologji

Google lehtëson sistemin e kërkimit

Kërkoni ndonjë dokument të vitit të kaluar, apo pamje që i keni parë para pesë vitesh, tashmë mund të përdorni datën për t’i gjetur.

Gjiganti i kërkimit ka lançur një sistem të ri, që mundëson gjetjen e materialeve, bazuar në kohën kur janë shpërndarë në rrjet.

Në shiritin e Google, qoftë në mobile apo desktop, duhet të shkruani datën apo kohën dhe të klikoni për kërkim. Kërkimi bëhet duke shkruar për subjektin e caktuar, si dhe datën e kohës kur mendoni se ka shpërndarë materialin.

Shkruani serialin televiziv, këngëtaren që e përcillni apo autorin e librave të pëlqyer, si dhe kohën ku mendoni se mund të ketë shpërndarë atë që ju kërkoni ta përcillni apo lexoni.

Rezultatet do të jenë shumë konkrete, për fakt se nganjëherë e dinin kohën kur e keni parë ndonjë postim, por vështirë t’ju kujtohet përmbajtja dhe mënyra si ta kërkoni. 


TË NGJASHME