HomeTeknologji

Google Maps po teston një aplikacion???

Shfrytëzimi i Google Maps për të marrë informacione, deri në arritjen te destinacioni i duhur, në të ardhmen pritet të bëhet edhe më i lehtë.

Shumë shpejt, mund të shfrytëzohet i ashtuquajturi realitet i zgjeruar, si pjesë e një aplikacioni që jep direktiva.

Kjo gjë  nënkupton se mund të merrni informacion në ekranin e telefonit, pasi të keni aktivizuar kamerën, për të treguar lokacionin se ku ndodheni. Sistem i përafërt me Street View, për navigacion.

Krahas mundësisë ‘Directions’, do të shfaqet edhe ‘’Start AR’ që ka të dhëna për lokacionin ku ndodheni. Klikimi në të, do të ofronte mundësi të gjetjes së lokacionit të dëshiruar dhe në pamundësi të humbjes së rrugës.

Wall Street Journal ka bërë të ditur, se sistemi po testohet në disa grupe të vogla në Beta, para se të lançohet dhe të jetë në dispozicion për të gjithë.

Për çdo vit, Google organizon një aktivitet të quajtur Google I/O. Gjatë këtij viti do të zgjasë prej shtatë deri në nëntë maj, ku edhe priten të bëhen të ditura detajet e këtij aplikacioni.


TË NGJASHME