HomeTeknologji

Google planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në vitin 2020! Ja për çfarë…

Gjigandi amerikan i teknologjisë Google do të investojë gjatë këtij viti 10 miliardë dollarë.

Google ka njoftuar se ka në planet e saj të zgjerimit në vitin 2020, të bëjë investime të cilat do të shtrihen në 11 shtete të SHBA.

Kompania është zotuar të investojë “më shumë se 10 miliardë dollarë” në zyra dhe qendra të mëdha të të dhënave në Kaliforni, Kolorado, Xhorxhia, Massachusetts, Nebraska, New York, Ohio, Oklahoma, Pennsylvania, Texas, dhe Uashington.

Deklara ka ardhur nga CEO i Google, Sundar Pichai, i cili gjatë një deklarate ka thënë se “këto investime do të krijojnë mijëra vende pune – përfshirë role brenda Google, punë ndërtimi në qendrën e të dhënave si dhe mundësi në bizneset lokale në qytete dhe komunitetet përreth”.


TË NGJASHME