HomeSport

Gooool Shqipëria!

Shqipëria ka konkretizuar startin e vrullshëm të ndeshjes në Kishinau, teksa në minutën e 22-të Sokol Cikalleshi është treguar gjakftohtë në zonë duke finalizuar në mënyrë perfekte me të djathtën një top që po endej para portës së Moldavisë.

Në festë tifozët kuqezi të pranishëm në “Zimbru Stadium” që po dhurojnë një performancë të jashtëzakonshme.

Më herët shënoi për Shqipërinë dhe Bare.

Shqipëria ka shënuar golin e tretë ndaj Moldavisë,ka qenë Lorenc Trashi ai i cili trefishoi rezultatin e kuqezinjve. Kujtojmë se Trashi luan për herë të parë me Kombëtaren dhe goli i sotëm bëri që ai të kishte një debutim” ëndrrash”.

Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë me një rezultat fantastik duke dominuar Moldavinë me shifrat 3-0 në një 45 minutësh që ka folur i gjithi për kuqezinjtë.


TË NGJASHME