HomeLajmi i Fundit

Grabitën ‘Exchange’-in, dëshmon njëri nga autorët

Është zbardhur dëshmia e njërit prej grabitësve të Exchange-it në Tiranë disa ditë më parë. Elvis Tafa ka treguar se grabitjen e ka kryer së bashku me Xhoni Didon dhe për vjedhjen janë shtyrë nga Elvis Hoxha e Bernard Hoxha.

Të premten dola nga shtëpia në orën 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës”. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë, Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do të grabisnim.

Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motori. Pasi i mori lekët hipëm në motor ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e ‘Barrikadave’. Tek kryqëzimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai me qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori.
Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim borxhe”
‘, ka thënë Tafa.

Kujtojmë që grabitja e pronarit të Exchange-it ndodhi disa ditë më parë në rrugën e ‘Barikadave’, ku shtetasit Agon Shira arritën t’i merrnin një sasi të konsiderueshme lekësh.