HomeLajmi i Fundit

Grabitësit i bëjnë pritë autoblindit të ngarkuar me milion euro, shoferi kalon sipër barrierave

Një automjet i blinduar dhe i ngarkuar me miliona euro u përplas me dy kamionë të vendosur nga hajdutët për të bllokuar rrugën, por shoferi arriti të dilte nga kjo grackë dhe të ndalet në një pikë karburanti aty pranë, ku gjeti një automjet patrullimi policie.

Rasti në fjalë ndodhi në autostradën A1, e cila lidh Milan dhe Napolin, rreth 20 kilometra nga Milano vonë të martën, njofton sot agjencia e lajmeve ANSA.
Autostrada ishte e mbyllur për disa orë, në mënyrë që autoritetet të mund të pastrojnë rrugën. Trafiku normal rifilloi rreth orës 9 të mëngjesit. Ndërmarrja e automjeteve të blinduara Battistolli tha se askush nuk është lënduar, raporton ANSA.

Një sulm i ngjashëm, por edhe i pasuksesshëm, ndodhi në të njëjtën autostradë në vitin 2014.