HomeLajme

Grabitet banesa e një biznesmeni në Saranë

Grabitet nga persona ende të paidentifikuar banesa e një biznesmeni në qytetin Sarandës.

Biznesmeni i grabitur është shtetasi me iniciale Sh.A dhe është i njohur në qytet, pasi ka në pronësi një linje autobusësh.

Banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2 te Sarandës dhe nga hetimet e para mësohet se grabitja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, ndërkohë që për fat në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.

Sipas të dhënave të para nga dëshmitë e dhëna në polici thuhet se në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësojnë drejt zbulimit të autorëve.


TË NGJASHME