HomeLajmi i Fundit

Grabitet me armë posta në Fushë-Bulqizë

Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur me armë postën në Fushë-Bulqizë.

Burime jozyrtare thanë se shuma e grabitur nga posta është rreth 460 mijë lekë të reja. Autorët në momentin e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë shqyer me forcë derën e postës.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimi dhe më pas kapjen e autorëve, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta. Mësohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka mbajtur nën monitorim të rreptë furgonin, i cili po transportonte paratë nga Bulqiza në postën ku ndodhi grabitja.