HomeLajme

Grabitet një bankë në Kosovë

Sot në mëngjes në Shtimë të Kosovës ka ndodhur një grabitje me armë, ku në bankë kanë hyrë katër persona të armatosur me armë dhe nën kërcënimin e tyre kanë mundur që të marrin një sasi të pacaktuar parash.

Sipas Policisë, autorët kanë qëlluar me armë zjarr  në ajër, por nuk ka persona të lënduar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe grabitësit kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë gjatë ndjekjes. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga kjo ngjarje.  Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.


TË NGJASHME