HomeLajmi i Fundit

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Gjilan

Policia njofton se në rrugën “Adem Jashari”, një person ka raportuar se tre persona të maskuar me përdorim force kanë depërtuar në lokalin – këmbimoren e tij dhe kanë vjedhur kasafortën në të cilën sipas ankuesit ka pasur: dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, për rastin është informuar prokurori. /KosovaPress/