HomePolitikë

Grabitja e Postës në Krujë, reagon Rama pas arrestimit të autorëve

edi-rama

Pas arrestimit të katër personave për vjedhjen e kasafortës me para në Krujë, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.

Me një postim në “Twitter”, shefi i qeverisë thotë se kjo është një tjetër “dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar  dhe KÇK”.

Postimi i Ramës:

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK?”-shkruan Rama.


TË NGJASHME