HomeLajme

Grabitja e Rinasit, arrestohen pas 1 viti vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala të shpallur në kërkim nga Policia për grabitjen në prill të vitit të kaluar në Rinas të 4.6 milionë eurove.


Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.

Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj dhe u vunë në pranga Ragio Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.


Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot dhe vijon të mbetet në kërkim Talo Çela.

Në operacionin janë përfshirë 300 forca policore nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Policia e Shtetit

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

k.S/GotaNews


TË NGJASHME