HomeSociale

Grabitja në Rinas/ Gjendet një tjetër furgon i djegur

Mëngjesin e sotëm është gjetur një tjetër furgon i djegur në afërsi të Tapizës.

Policia po heton nëse furgoni që u gjet i djegur ka lidhje me grabitjen e nje dite më parë në Rinas.

Dyshohet se brenda tij ka pasur granata dhe kallashnikove dhe i është vënë flaka nga autorët për humbjen e gjurmëve.

Kujtojmë se një ditë më parë nje automjet, u gjet i djegur në zonën e Tapizës në afërsi të Fushë Krujës, me të cilën u larguan grabitësit e armatosur nga aeroporti i Rinasit. Mjeti është shkrumbuar totalisht, pasi i është vënë flaka për të shkatërruar provat që mund të gjenden në të. Policia ka transportuar mjetin nga vendi ku u gjet.

Në grabitje janë përfshirë katër persona, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Viktima sipas medias greke është Admir Murataj, ndërkohë që zyrtarisht policia jonë nuk ka dhënë ende një konfirmim.


TË NGJASHME