HomeLajmi i Fundit

Grabitja në Rinas, nis hetimi për pasurinë e autorëve të dyshuar

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për 6 personat e arrestuar nën akuzën e përfshirjes në grabitjen e ndodhur në Rinas. Hetimi ka filluar për Renaldo Sulajn, Oltjan Veselin, Saimir Çelën, Rakip Hajdinin, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin.

Kujtojmë që në grabitjen që ndodhi pasditen e 9 Prillit, ku u vodh shuma prej 6 milionë dollarësh, mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar si truri i grabitjes. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy Klement dhe Eldi Çala.