HomePolitikë

Grabitja në Rinas, reagon ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm reagoi për arrestimin e personit të pestë për grabitjen në Rinas me anë të një statusi në Twitter.

Postimi i ministrit Lleshaj:

Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!

Gjatë ditës së sotme (23 prill), u arrestua personi i pestë në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari i identifikuar si Elton Pikli nga Kruja. Sipas policisë, ai u arrestua mbrëmë në mesnatë, në aeroportin e Rinasit, ku po tentonte të largohej drejt Bullgarisë.


TË NGJASHME