HomeLajmi i Fundit

Grabitje në Peqin, dhunohet i moshuari

Rreth orës 11:30 të ditës së sotme, një tregtar rrobash ka rënë pre e një grabitjeje në lagjen Çesmë të Peqinit.

Skënder Beqiri, 75 vjeç, është grabitur nga një çift bashkëshortësh, të cilët i kanë marrë nga banesa rreth 3 milionë lekë dhe sende me vlerë.

Dy bashkëshortët e kanë lidhur dhe më pas e kanë dhunuar të moshuarin, duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë. Ata kanë kërcënuar se nëse nuk do të tregonte, atëherë do ta vrisnin.

Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

Pas ngjarjes, Beqiri ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë.

Nderkohë, policia ka bërë me dije se janë duke hetuar ngjarjen.