HomePolitikë

Gramoz Ruçi në konferencën e kryeparlamentarëve: Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më…

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, mbajtur në Strasburg.

Gjatë fjalës së tij Ruçi është shprehur se “Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më “delja e zezë” për udhëheqësit europianë, por një vlerë e shtuar për familjen europiane.”.

Më tej kreu i Kuvendit tha se udhëheqësit europianë nuk do të grinden më nëse duhet të pranojnë ose jo emigrantë.

“Ekonomia e madhe europiane do të prodhojë oferta për të gjithë dhe banorët nga kontinentet e tjera nuk do të bllokohen në Lampeduza.
Të gjithë bashkë do të përballemi me “armiq” të tjerë: ndryshimet klimaterike, dëmtimi i mjedisit, plakja e popullsisë, pasiguria kibernetike, rrisqet teknologjike”, u shpreh ai.

Fjala e plotë:

Nga Europa e një pjese, drejt Europës së të gjithëve *

Si përfaqësues i një vendi të vogël dhe periferik të Europës së sotme, kam arsye më shumë të përfytyroj realizimin e ëndrrave të vendeve të vegjël si Shqipëria.
Të vendeve që edhe pse jetojnë nën çatinë e shtëpisë sëpërbashkët me 47 anëtarë që quhet Këshilli i Europës, janëende, disa jashtë dhe disa në prag, të familjes me 27-28anëtarë që quhet Bashkimi Europian.
Europa është sot vendi më i bukur në botë. Programet dhe skenarët e zhvillimit të 70 vjetëve të fundit e kanë bërëkontinentin më pak konfliktual dhe më shumë solidar.
Por megjithatë, Europa jonë mbetet kontinenti i asimetrive. Besoj se në dekadat që pasojnë, Europa do t’i ketë zbutur mjaft prej tyre.
Bindja ime e parë është se dy-tre dekadat e ardhshme, familja europiane do të jetë e gjitha brenda shtëpisë europiane.
Europa do të vuajë më pak nga pasojat e asimetrive midis Veriut super të zhvilluar dhe Jugut, në zhvillim e përpjekje për të arritur Veriun.
Gadishujt e Europës, Skandinavia, Gadishulli Iberik, Apeninet dhe Ballkani nuk do të jenë më kaq të ndryshëm për nga ritmet e zhvillimit, aftësitë konkurruese, niveli i mirëqenies dhe kontributi për paqen. Ballkanasit nuk do të kenë mënevojë për negociatorë skandinavë për tú qetësuar midis tyre.
Europa Jug-Lindore si koncept ndoshta nuk do të ekzistojë mësepse diferencat që e lindën këtë nocion do të jenë zhdukur, tëpaktën zbutur shumë.
Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më “delja e zezë” për udhëheqësit europianë, por një vlerë e shtuar për familjen europiane.
Konstruktivizmi dhe jo obstruksionizmi do te jene filozofia e marrëdhënieve midis rajoneve të kontinentit tonë.
Kufijtë kulturorë dhe politikë të Europës do të bëhen më pak të përfillshëm dhe do të përputhen, ndoshta, me kufijtëgjeografikë të saj.
Për ata që do të mblidhen në këtë Pallat pas 70 vjetësh, arsyet që mbajnë gjallë konfliktet fetare do të jenë zbutur. Mjafton që shtetarët dhe politikanët europianë të ndjekin modelin e bashkëjetesës që ofron Shqipëria ime.
Udhëheqësit europianë nuk do të grinden më nëse duhet tëpranojnë ose jo emigrantë. Ekonomia e madhe europiane do tëprodhojë oferta për të gjithë dhe banorët nga kontinentet e tjera nuk do të bllokohen në Lampeduza.
Të gjithë bashkë do të përballemi me “armiq” të tjerë: ndryshimet klimaterike, dëmtimi i mjedisit, plakja e popullsisë, pasiguria kibernetike, rrisqet teknologjike.
Çurçill, Shuman, De Gasper, Adenauer, Spask dhe Bevin, më shumë sesa ëndërruan, kontribuan për ndërtimin e shtëpisë së përbashkët europiane.
Shembullin e tyre duhet të ndjekim ne dhe brezat pas nesh.


TË NGJASHME