HomeSociale

Gratë e Astirit në protestë. Bllokojnë rrugën për një orë

Gratë e Astirit, edhe pse nuk ishin shumë, ia dolën të bllokonin trafikun për më shumë se një orë falë ndihmës së burrave.

Protesta bllokoi edhe një autobus i cili transportonte gra të cilat ishin nisur për të festuar.

Gratë e zonës së Astirit kishin një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Ramës dua t’i them nëse ti zotëri shkon në çdo qytet dhe u jep grave fjalën se gjoja e ke për edukatë, pse nuk vjen të na japësh fjalën se do anullosh projektin? Ka frikë”, tha një grua.

“I them dhe deputetes Gjylameti që është e zonës dhe e kemi votuar të vijë tek ne”, shprehet një grua tjetër.

Ish-deputetët e opozitës mbështetën protestën.


TË NGJASHME