HomeSociale

Gratë e Unazës së Re ndërpresin tryezën e OSBE, ja çfarë tha ambasadori

“Borchardt të shpallet non grata”, “gishti i mesit nuk e nderon OSBE”.

Me këto pankarta në duar, protestueset gra të Unazës së Re kanë hyrë sot në ambientet ku mbahej tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias” dhe i pranishëm ndodhej edhe ambasadori Bernd Borchardt dhe kanë ndërprerë për disa minuta konferencën.

Por janë nxjerrë jashtë nga organizatorët dhe në fjalën e tij më pas ambasadori, ka kërkuar ndjesë për të pranishmit.

“Ju kërkoj ndjesë që janë lejuar njerëz që të na ndërpresin”, tha ai.

be3cda6d-717c-45b7-96d0-5f7ce50fe0c3

Lidhur me temën e tryezës, ambasadori tha:

“Ka disa portale që përdorin informacion të ndikueshëm të anshem pa standartet e duhura dhe pronarët e disa prej këtyre faqeve s’dihet kush janë. S’mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste kur gazetarët janë kërcënuar. I kemi ndjekur nga afër të gjitha këto cështje kemi lidhjet tona me gazetarët dhe mediat e patjetër i kemi parë nga afër këto cështje”.

4c8e190d-43c3-4f9e-8d62-da041476f162
884593a9-451e-45b4-869f-ae077ac52fbe
d9460745-d570-4bfd-9590-d1759e2399b4
aa9dec62-7680-4306-b873-053d9301ff2c
5ff72261-ec20-45aa-b714-062b70794ffb
06135621-cc18-4206-af9b-da41fea721fe
dfee9511-d827-48a4-9082-4189e1877bba
69f168af-3b11-444d-b654-6261830258a4
43b02b1a-db62-4976-9b8d-1d53cd58a5b8
1c1a92e6-e948-4ad3-901e-db51e651343c
c2aa35ac-f8e5-4c8b-90fa-c93761e7e43c
b6aff425-b5c9-4d6b-9eb2-ecabdfb64bf9

TË NGJASHME