HomeRajon

Greqi/ Babai vret djalin 4-vjeçar

Një 27 vjeçar ka vrarë djalin e tij 4-vjeçar, pastaj e ka kthyer armën te vetja, duke kryer vetëvrasje. Ngjarja shokuese ka ndodhur në periferi të Halandrit të Athinës të dielën.

Sipas policisë greke, mendohet se shkaku kanë qenë problemet familjare.

27-vjeçari ishte i martuar me një grua 21-vjeçare, e cila ishte nëna e fëmijës së tij. Ata jetonin së bashku për disa vjet, por u martuan vetëm një vit më parë. Megjithatë, çifti ishte ndarë kohët e fundit dhe 4-vjeçari jetonte me babain e tij.

Rreth orës 11 të dielën, policia mori një thirrje nga fqinji. Kur policët arritën në apartament, ata gjetën babain dhe djalin të vdekur, me armën pranë burrit, i cili nuk kishte leje arme.


TË NGJASHME