HomeRajon

Greqi, gjenden të pajetë dy të mitur

Tragjedi në zonën detare Oinousses në Greqi. Një fëmije katër vjeç dhe një foshnje u gjetën të vdekur pasi një anije me emigrantë u përmbys, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e së premtes. 

b53ddbb1-dba6-4a01-aa73-f445e70a35f2

Në këtë zonë ka nisur një operacion i madh nga Korpusi i Portit dhe Frontex për të identifikuar edhe katër të tjerë në bord.

Deri tani janë shpëtuar 12 persona, përfshirë pesë burra, tre gra, tre fëmijë të vegjël nën 6 vjeç dhe një 12-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, gjithsej 18 persona ishin në bordin e anijes me migrantë.

Oficerët nga Rojet Bregdetare dhe Frontex, një helikopter aviacioni ushtarak dhe një aeroplan Frontex, të përfshirë në hetimet e shpëtimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

45519642-5905-44ee-81f5-d1cdfd973c19

TË NGJASHME