HomeLajmi i Fundit

Greqi, goditet banda shqiptare


Policia greke ka shkatërruar një bandë e cila grabiste banesat e futbollistëve. Banda përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk bëhet e ditur lidhja e tyre.

Gjithashtu, personi i pestë është i afërt me vëllezërit. Ata janë Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Bardhok Gjergji dhe i afërmi i tyre Nikolin Gjergji.

Sipas policisë, 35 vjeçari Albert Gjoka, kishte ngritur grupin që prej dy vitesh.

Për të kryer vjedhjet, sipas policisë greke, ata përdornin kryesisht dy automjete. Gjatë vjedhjeve ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, duke përdorur doreza si dhe duke mbuluar tiparet e fytyrës, ndërsa për të komunikuar përdornin karta telefoni të regjistruar në emra inekzistentë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar sasi të mëdha orësh, bizhuterish, telefona celularë, çanta të shtrenjta, spray piper, 700 euro dhe dy makina të përdorur për të kryer veprimtarinë e tyre kriminale.

Të paraburgosurit u dërguan pranë prokurorisë së Athinës.