Aktualitet Rajon

Greqi, grevë 24 orëshe

Ditën e nesërme është paralajmëruar një grevë në Greqi. Këtë grevë e ka paralajmëruar sindikata e punonjësve atje dhe pjesë e saj do të jenë edhe punonjësit e doganave. Greva është paralajmëruar se do të zgjasë 24 orë, kështu që shmangni pikat e kalimit kufitar me Greqinë nesër, në mënyrë që të mos mbeteni aty.

Greva do të nisë nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes. Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta.

Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët/tiranapost.al

Related posts

TAP nis shtrimin e tubave në bregdetin shqiptar

Mila

Parashikimi i motit, e hënë 17 Qershor 2019

Xhensila Gotanews

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, reagon Malaj

Mila
Na Kontaktoni!