HomeSociale

Greqi, ja me çfarë e kërcënonte shqiptari 14-vjeçaren

Mediat greke raportojnë se një shqiptar 20 vjeç u arrestua në Greqi pasi shantazhonte një vajzë 14-vjeçare me fotografi nudo. I riu i arrestuar jetonte në ishullin e Peloponezit.

Shqiptari kishte arritur t’i merrte të miturës një foto, ku ajo ishte gjysmë e zhveshur. Pas kësaj, ai e kërcënonte se në rast se nuk i dërgonte foto të tjera të ngjashme, do t’i nxirrte fotot në internet.

Policia greke bastiti shtëpinë e të riut nga Shqipëria dhe i gjeti atij qindra foto nudo të vajzave të mitura të zhveshura dhe gjysmë të zhveshura.


TË NGJASHME