HomeRajon

Greqi, Mitsotakis: NATO të rrisë patrullimet…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi sot NATO-s të rrisë patrullimet në Detin Egje pas kërcënimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të hapur portat e Europës për më shumë se tre milionë emigrantë.

Mitsotakis, i cili do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Athinë, theksoi për shtypin se do të kërkonte, gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në dhjetor në Londër, për Aleancën dhe vendet e tjera anëtare të rrisin praninë e tyre në Detin Egje me më shumë anije.

Ai u shpreh për zgjerim të misionit të NATO-s në jug të Detit Egje për të mbuluar një shtrirje të gjerë të kufijve detarë të vendit.

Greqia shqetësohet nga kërcënimi i presidentit turk për të dërguar 3,6 milionë imigrantë në Europë, në përgjigje të kritikave europiane kundër ofensivës turke të ndërmarrë në verilindje të Sirisë.//ATSH


TË NGJASHME