HomeLajme

Greqi, sherr mes shqiptarëve, vritet 35-vjeçari

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Greqi, pas një konflikti me disa bashkëkombës. Ngjarja ndodhi në një kamp të komunitetit romë në Fthiotoda.

Mediat greke raportojnë se viktimë e sherrit ka mbetur një 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po ashtu raportohet se shqiptari është goditur me një kazmë në kokë, ku plagët kanë rezultuar fatale për të.

Sherri ka nisur pas akuzave se një prej personave të përfshirë në ngjarje kishte vjedhur dru. Aktualisht policia po heton lidhur me ngjarjen në fjalë


TË NGJASHME