HomeLajmi i Fundit

Greqi, shqiptari arrestohet për grabitje

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Gerakas nga oficerët e policisë në Drejtorinë e Sigurisë në Atikën Veri-lindore i akuzuar për grabitje të vazhdueshme dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, autori kryente në mënyrë sistematike vjedhje në dyqane të lojërave të fatit, mini-tregje dhe kioska për dy muaj, kryesisht në veri-lindje të Atikës. I riu hynte në dyqane dhe me anë të thikës kërcënonte punëtorët nëpër to, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

foto galeri

Në një rast, autori i dyshuar kishte hyrë me thikë në një dyqan, me fytyrën e mbuluar dhe pasi ka goditur punonjësin në dyqan, është larguar me një makinë. Policia e ndoqi atë dhe arriti që ta ndalonte.

Shqiptarit iu sekuestrua një pistoletë, si dhe veshje që e përdorte për grabitje. Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës.