HomeRajon

Greqi, shqiptari rreh për vdekje të burgosurin

Një i dënuar shqiptar ka vrarë një person në burgun e Trikalas.

Mediat greke shkruajnë se 55-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pas një konflikti me 66-vjeçarin e ka goditur atë duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, ku dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Shqiptari ishte i dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muaj për drogë.


TË NGJASHME