HomeSociale

Greqi, thuajse çdo ditë “zhduket” një fëmijë


Kreu i njësisë së personave të zhdukur të policisë greke (ELAS), Nikolaos Zervakakos tha për gazetën greke “Ekathimerini” se shifrat janë alarmante, ndërsa zhdukjet e fëmijëve bëhen nga familjarët sapo kanë kaluar 24 orë dhe nuk ka gjurmë për ta. Policia greke ka informuar se në Greqi thuajse përditë “zhduket” një fëmijë.

Duke paraqitur të dhënat e policisë në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijë të Zhdukur më 25 maj, policia greke informon se 299 fëmijë u zhdukën në vend në 2018, prej të cilëve 123 ishin djem dhe 176 ishin vajza. Nëntëdhjetë e gjashtë prej këtyre djemve dhe 161 prej vajzave u gjetën. Në katër muajt e parë të vitit, 45 djem dhe 71 vajza u zhdukën në Greqi dhe 58 u kthyen në shtëpi.

Sidoqoftë, nga policia e shtetit fqinj thonë se arrijnë të gjejnë shumicën e tyre. Në vitin 2018, u gjetën 85.9 për qind e fëmijëve të zhdukur, kurse në muajt e parë të 2019 u gjetën 82.2 për qind e tyre.


TË NGJASHME