HomeLajmi i Fundit

Greqi, vritet një shqiptar në burgun e Athinës

Një i burgosur shqiptar është vrarëburgun e KoridalosAthinë. Protothema raporton se viktima është identifikuar si Albert Bako dhe sapo ishte transferuar nga burgu i Chania.

Transferimi i tij, duket se është pikasur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë bërë pritë, duke e vrarë.

Viktima, Albert Bako në vitin 2014 kishte hapur zjarr në një bar në Mikrolimano duke plagosur 14 persona.

Po ashtu, Bako së bashku me një tjetër person ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.