HomeRajon

Greqia dhe Turqia lënë pas “Luftën e Ftohtë”? Ministri i Jashtëm turk: Po hapim një dritare për dialog!

Në ditët në vijim pritet të zhvillohet një takim ndërmjet përfaqësusve të diplomacisë greke e turke, çka nënkupton se një periudhë paqeje po shfaqet në horizont.

Mevlut Çavushuglu, ministri i Jashtëm turk, në një deklaratë të tij e ka cilësuar homologun e tij grek Dendias, si një mik shumë të mirë, si dhe ka lajmëruar se së shpejti do të takohen.

Për më tepër Çavushoglu ka theksuar se tashmë ka një dritë shprese për dialog pas tensioneve të njëpasnjëshme në Egje.

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Dhe ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi shumë i mirë,” tha ministri i Jashtëm turk.

Këto deklarata të ministrit turk u bënë gjatë në konference të përbashkët për shtyp me homologun portugez Augusto Santos Silva. Tashmë Portugalia ka marrë për 6 muaj Presidencën e BE dhe Çavushoglu e sheh këtë si mundësi që Turqia dhe BE të shkruajnë një faqe të re.

Rikujtojmë se Turqia dhe Greqia janë dy shtete të cilët kanë pasur një “luftë të ftohtë”, e cila nisi fillimisht nga kriza e emigrantëve në Egje, e më pas u përshkallëzuan nga kërkimet turke, për gaz në disa zona detare në të cilat nuk lejohet ndërhyrja bazuar në marrëveshjen e bërë nga dy shtetet.


TË NGJASHME