HomeLajme

Greqia në protestë, gazetarët braktisin zyrat…

Një grevë 24-orëshe e organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve ka paralizuar sot shtetin grek.

Shkaqet e protestës kanë ardhur si pasojë e varfërisë, papunësisë dhe taksave të larta.

Në protestë kanë marrë pjesë jo vetëm populli i thjeshtë por edhe njerëz të administratës. Disa kanale televizive kanë ndërprerë transmetimin dhe shumë prej gazetarëve i janë bashkuar grevës.Si pasojë janë bllokuar shumë rrugë, dhe ka pasur probleme në qarkullim. Edhe linja e fluturimeve “Olimpic Air” është ndërprerë për 4 orë.

Brenda 7 vitesh kjo numërohet si protesta e 45-së për më shumë të drejta.


TË NGJASHME