HomeRajon

Greqia nën panikun e coronavirus, rritet numri i të prekurve

Numri i të prekurve me coronavirus në Greqi vazhdon të rritet. Ditën e sotme, numri i të prekurve ka shkuar në nëntë.

Rasti më i fundit është një shtetas grek, i cili kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Egjipti. Ndërkohë, janë edhe 5 raste të tjera që po mbahen nën vëzhgim të rreptë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Greqi, rasti i parë që u diagnostikua me coronavirus, ishte një grua 38-vjeçare, që ishte kthyer nga Milano. Pas saj, u diagnostikua edhe djali i saj. Shkolla në të cilën shkonte djali i saj është mbyllur përkohësisht, për arsye se djali shkoi në shkollë dy ditë pas kthimit dhe kontaktit me të ëmën.

Sipas zëdhënësit të ministrit të Shëndetësisë,  Sotiris Tsiodras, po bëhet ç’është e mundur për të evidentuar çdo rast të personave të prekur nga virusi dhe mundësisë për të kuruar çdokënd.


TË NGJASHME