Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Greqia/ Pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Greqia e ka shprehur edhe një herë hapur mbështetjen për Shqipërinë në procesin e negociatave me BE.

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, tha sot se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet.

Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, shprehet ministri.

Related posts

Dosja 184/ Ja prokurorët që do hetojnë për zgjedhjet e 2016 në Dibër

Klaudia gotanews

Intel lançon gjeneratën e nëntë të procesorëve me 128 GB RAM

Mila

Ursula Von der Leyen zgjidhet në krye të Komisionit Europian

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!