HomeLajmi i Fundit

Gresa Krasniqi bën deklaratën emocionale për të atin: “Zëri yt në Hagë, drodhi tokën shqiptare”

Paraqitja e Jakup Krasniqit në Hagë ishte një seancë e mbushur plot me emocione për të. Gjatë gjithë seancës ai po mbante lotët, dhe nisur nga kjo ishte mjafte dukshme se sa i prekur ishte ai për këtë akuzim.

 Krasniqi tha se “ai nuk do të duhej të ishte këtu në Hagë, por pranë familjes së tij në Kosovë, sepse si zëdhënës i UÇK-së ai ka qenë vetëm zëri politik i UÇK-së dhe kurrë nuk ka bërë asnjë krim”. Ai shtoi se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe dhe u vetëdeklarua i pafajshëm.

Pas gjestit simbolik të Endrit Thaçit, është vajza e Jakup Krasniqit ajo që preku mbarë shqiptarinë me postimin e saj në rrjetet sociale. Ajo në shkrimin e saj shpreh se sa e prekur është kur sheh të atin në atë gjendje, por ajo tregon forcë kur thotë se: “Sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë.”

Postimi o plotë i Gresës:
“Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim dhe të duam shumë!”