HomeShowbiz

Greta Koçi i përgjigjet pyetjes më ngacmuese për partnerin ideal

Këngëtarja e njohur Greta Koçi, së fundmi është komentuar në media rreth ditëlindjes së saj, për të cilën kishte organizuar gjithashtu një mbrëmje private me miq dhe familjarë. Ditën e sotme pas festimeve të shumta, ka vendosur të kalojë pak kohë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ në një rubrikë specifike që quhet “Ask me”. Ajo ka zgjedh 10 pyetjet më interesante për t’ju përgjigjur publikisht ku njëra prej tyre mori më shumë vëmendje.

E pyetur se nëse do donte një burrë të pasur apo dikë me jetë normale që të fal dashuri, ajo ka zgjedhur ti përgjigjet kështu:

”Do ta doja shumë të pasur, por nga mendja. Pasurinë e bëjnë njerëzit dhe aftësitë e tyre. Unë jam njeri që çmoj shumë zemrën, të qënurit njeri, çmoj shumë njerëzit punëtorë dhe të aftë në profesionet e tyre, njerëzit që të duan pastër dhe pa interes. Pasuria në vlera monetare pa këto që ju përmenda për mua vlen 0?. Greta tashmë i është dedikuar muzikës në tjetër drejtim. Ajo trajnon të rinj që duan të kenë një të ardhme në botën e artit.

71543551_751074498676215_7353622577899634688_n.jpg

TË NGJASHME