HomeLajmi i Fundit

Greva e AlbControl, avokati i kontrollorëve zbardh detajet nga ndalimi

Avokati i kontrollorëve të AlbControl ka dhënë disa informacione lidh me shoqërimin e kontrollore. Sipas tij deri tani janë shoqëruar 24 persona, dhe 4 prej tyre janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.

Sipas tij, kontrollorët kanë dëshmuar për situatën në fjalë, që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit.

“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.”, tha avokati.


TË NGJASHME