HomeLajmi i Fundit

Greva e Albcontrol/ Rama: Organizatorët do të përballen me ligjin!

Punonjësit e Albcom kanë pezulluar punën në aeroportin e Rinasit, duke organizuar një grevë me kërkesën që atyre t’iu rikthehen pagat siç i kishin disa muaj më parë.

65 punonjës të kësaj kompanie janë duke zhvilluar një protestë të heshtur, e si pasojë, nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh deri në orën 10:00 të datës 8 prill, pasi nuk ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Pas ministres Balluku ka reaguar ehe kryeministri Rama i cili shprehet se ky është sabotim i aktivitetit në Aeroportin “Nënë Tereza” nuk do të tolerohen.

Ai thotë protesta po përdoret politikisht që të pengohet ardhja e vaksinave në vend dhe se organizatorët do të japin llogari para ligjit.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

foto galeri

TË NGJASHME