HomeLajmi i Fundit

Greva në Rinas/ Basha Ramës: Ndalo kërcënimet ndaj shqiptarëve!

Kryedemokrati Lulzim basha ka reaguar lidhur me grevën në Aeroportin e Rinasit, të cilat kanë sjellë pezullim të fluturimeve dhe bllokimin e punës.

Ai shprehet se Rama është përgjegjësi i vetëm për këtë situatë dhe se po përdor çdo marifet të pisët për të trazuar ujërat, pasi e di që është humbës në këto zgjedhje.

Basha bën thirrje që kjo grevë të ndalohet menjëherë nga Rama.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.


TË NGJASHME