HomePolitikë

Grida Duma zbulon: Çfarë synonte Edi Rama më 30 qershor

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se Partia Socialiste nuk ka hyrë për të fituar në votimet e 30 qershorit, pasi kandidatët e saj ishin të emëruar për shkak se ishin të vetëm në garë.

Duma shpreh se kryeministri Edi Rama synonte votat “gri” të shqiptarëve që shkojnë deri në 30%, për të thënë se kishte luftuar për sistemin.

“Diskutimi është ky. Thembra e Akilit dhe thelbi i çështjes. Ai merr dot Partia Socialiste votat e veta kur i merr të gjitha pushtetet dhe gëzon militantët e vet? Nëse bëhet fjalë që ti hyn i vetëm në garë, pse diskuton do fitosh apo jo? Ti je i emëruar. Kryeministri thotë se ne nuk u votuam por fituam sistemin. Ky zotëria kishte sfidë votuesin grin që kalon 30%.

Dhe këtë 46% që e kishte totale, ky zotëria donte të shkonte me 50% dhe të thoshte ndërkombëtarëve që ne kishim një luftë për sistemin. Arsyeja pse ata detyrohen ta ngrenë me 2-3% orë pas ore.

Ata e dinë që opozita e ka bërë monitorimin e vet. Pjesëmarrja është raportuar në kohë reale dhe numërimi me tre katër orë diferencë. Kjo e bën të mundur që media dhe opinioni publik të marrë të njëjtën shifër. Ata kishin garë për sistemin. Ai i thoshte popullit shqiptar hajde këtu dhe mos voto për Partinë Socialiste. Sfidën e kishte ndaj opozitës”, tha Duma.

Ajo e konsideron skandal përqindjen e lartë të votave të pavlefshme. “E dini sa vota të pavlefshme kanë dalë? 12%. Skandal! Ne e kemi të monitoruar sa veta kanë hyrë në të gjitha qendrat e votimit”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME