HomeSport

Griezmann te Barcelona, zyrtarizimi çështje ditësh

Antoine Griezmann dhe transferimi i tij te Barcelona, është thjesht çështje ditësh. Sipas asaj çka raportohet nga mediat angleze edhe spanjolle, ekipi katalanas do ta zyrtarizojë së shpejti sulmuesin francez.

Transferta ka qenë e vështirë pasi Atletiko ka kërkuar goxha para, por siç thuhet në mediat e huaja Barcelona do paguajë klauzolën e lirimit të 28 vjeçarit.

Plot 107 milionë paund pritet të paguajë Barcelona për klauzolën e Griezmann. Para pak ditësh edhe Ateltico Madrid, zyrtarizoi Joao Felix, që shihet si pasuesi i Griezmann.

Portugezi Joao Felix, u ble nga Benfica për një shifër të çmendur prej 127 milionë eurosh.



TË NGJASHME