HomeSport

Griezmann te Barcelona/ Zyrtarizimi në 1 korrik

Në Spanjë, janë të sigurtë Antoine Griezmann sezonin e ardhëm do të luajë me fanellën e Barcelonës. Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare, sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, Griezmann e ka marrë vendimin dhe do të prezantohet te klubi katalunjas më 1 korrik. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle, kjo ishte ajo çfarë kishin kërkuar të dy palët.

Griezmann dhe drejtuesit e Barcelonës, janë takuar shpeshherë që prej deklaratës së Griezmann ku deklaronte largimin nga Atletico Madrid dhe në këtë mënyrë kanë arritur edhe akordin mes tyre. Edhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi e mirëpret transferimin e Griezmann, ndryshe nga sa u fol disa javë më përpara. Klubi parizen PSG, ka dalë nga gara për të siguruar shërbimet e Griezmann.

Ka qenë vetë Griezmann, që ka refuzuar ofertën e kampionëve francezë, duke theksuar se dëshira e tij është të vazhojë të luajë në La Liga. Përsa i përket detajeve financiare, dihet vetëm që Barcelona do të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh të vendosur nga Atletico Madrid.


TË NGJASHME