HomeShowbiz

Mario uron nënën për ditëlindje

Mario Dedivanovic, është njëri prej artistëve më të njohur të makijazhit në botë.

Shqiptari me origjinë nga Mali i Zi njihet në veçanti për kujdesin që i kushton dukjes së modeles, Kim Kardashian.

Megjithatë, sot ai ka uruar për ditëlindje një person mjaft të rëndësishëm në jetën e tij, nënën.

“Urime ditëlindja e 72-të nënë, nuk ka fjalë me përshkru sa shumë të dua dhe sa e rëndësishme je për mua. Të lutem qëndro e re dhe e fortë gjithmonë kështu do i tregoj gjithë botës për ty. Të dua”, shkruan Mario.

 

 


TË NGJASHME