HomeLajme

Gruaja bie e vdekur ndërsa pozonte në shkëmb për të festuar fundin e izolimit

31-vjeçarja rrëshqiti në bar dhe ra 115 metra poshtë.

Një grua nga Kazakistani raportohet se ra nga shkëmbi ndërsa po pozonte për një fotografi në Turqi për të festuar fundin e izolimit nga koronavirusi.

31 vjeçarja Olesia Suspitsina u zhduk para shokut të saj i cili po bënte fotografinë pasi dyshja shëtitën rreth Parkut Duden në qytetin Anatyla të dielën – në të njëjtën ditë qeveria hoqi urdhërin e izolimit që ishte vendosur prej javësh.

“Ne shkuam në park në mbrëmje, pimë verë”, shpjegoi miku i saj për News1. “Pastaj ne po bisedonim me një mik në video. Kur Olesia po fliste në video, ajo më kërkoi që t’i bëja një foto.”

Pasi Olesia u ngjit mbi disa kangjella sigurie, ajo pozoi para ujëvarës, përpara se të rrëshqiste në bar, duke humbur ekuilibrin e saj dhe duke rënë 115 metra poshtë, sipas raporteve të shumta.

Shoku i saj menjëherë thirri shërbimet urgjente dhe trupi i Olesias u gjet dhe u tërhoq nga uji.

Trupi i saj u transportua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Antalias. Autoritetet e vendosën vdekjen si një aksident dhe njoftuan të afërmit e viktimës.

Olesia kishte punuar si një guidë turistësh për pesë vjet në zonë dhe ishte përshkruar si një “person i zgjuar dhe i gëzuar” nga një i afërm i pikëlluar i quajtur Yury, për DailyMail.

Sipas burimit të lajmit, Olesia dikur shkroi përkrah një fotografie në llogarinë e saj tani-private në Instagram, “” Unë gjithmonë do të admiroj bukurinë e natyrës turke. Ky është parajsa ime “.

Trupi i Olesia do të merret nga Turqia në Kazakistan të Shtunën, ku ajo do të varroset në qytetin e saj të lindjes, Kostanay.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME