HomeShowbiz

Gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën në muajin e tretë

Hilaria Baldwin tronditi ndjekësit e saj në Twitter dhe Instagram pasi dha një lajm vërtet shqetësues.

Gruaja e Alec Baldwin pozoi një selfie para pasqyrës e veshur vetëm me të brendshme dhe zbuloi se ajo nuk ishte më shtatzënë dhe po përjetonte humbjen e fëmijës së saj të pestë.

“Unë dua të ndaj me ju lajmin se jam duke përjetuar një abort. Gjithmonë i kam premtuar vetes se nëse do të mbetesha përsëri shtatzënë, do të ndaja lajmin me ju shumë herët, edhe nëse kjo do të thotë se po vuaj një humbje në publik. Unë kam qenë gjithnjë e hapur me ju të gjithë për familjen time, stërvitjen, shtatëzënitë dhe nuk dua ta mbaj këtë të fshehur vetëm sepse nuk është aq pozitive sa të tjerat” shkruante në një postim në Instagram.

Alec e mbështet gruan e tij duke ri-postuar imazhin e saj në profilin e tij në Instagram, duke shkruar thjesht:

“Gruaja ime është e mirë dhe bujare që mbështet gratë e tjera”.


TË NGJASHME