HomeShowbiz

Gruaja e Idris Elba i qëndroi qëllimisht pranë bashkëshortit të infektuar

Idris Elba dhe gruaja e tij, Sabrina Dhowre, kanë qenë në izolim që nga e hëna pasi u testuan pozitiv për coronavirus (COVID-19).

Gruaja e aktorit të njohur në një intervistë Live në “Apple TV+ series Oprah Talks” kishte bërë të ditur se testi i saj kishte rezultuar pozitiv këtë mëngjes, shkruan The Mirror.

Por, ky infektim nuk kishte ndodhur papritur, ajo ishte infektuar nga bashkëshorti i saj, pasi që e kishte prekur qëllimisht.

“Ne nuk e ndryshuam mënyrën se si bashkëvepruam, unë mund të kisha marrë një vendim për ta vendosur veten në një dhomë të veçantë ose mbase të qëndroja larg dhe jam e sigurt se njerëzit janë duke marrë ato vendime, por janë vendime të vështira për t’u marrë, Unë vendosa të isha me të dhe ta prekja”, është shprehur ajo.

Edhe pse shumë prej ndjekësve të tyre e konsideruan se një gjë e tillë është papërgjegjësi, Sabrinas nuk i vjen keq për vendimin që mori që të mos izolohej.

Më tej, aktori sqaroi se edhe bashkëshortja e tij ishte ekspozuar ndaj të njëjtit person, nga i cili ai ishte infektuar, prandaj nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.


TË NGJASHME